Kohët e fundit po marr shumë numra telefoni përmes kamerierëve kur jam në ndonjë lokal. Pyesin a është ky Xherdan Shaqiri? Prandaj, unë shpesh ndodh që edhe të maskohem për të qenë më i qetë në vendin ku qëndroj”, thekson Xherdani. Më pas, ai thotë: “Prindërit e mi do të ishin shumë të lumtur po të më shihnin të lidhur me një shqiptare.
Saturday, March 2, 2013
Xherdan Shaqiri: I kam prindërit fanatikë, duan nuse shqiptare
Ai është duke jetuar ëndrrën e tij të paimagjinuar ndonjëherë, gati si në film. Që nga klubi futbollistik i Bazelit e deri te Bayerni i Mynihut, Xherdan Shaqiri dita-ditës bëhet akoma më i famshëm. Për momentin ai shihet si një nga meshkujt më seksi në Zvicër e Gjermani, edhe pse gjatësia e tij nuk mund të konsiderohet si ajo e një seks- simboli, por të paktën ka forma të mira trupore. Përkundër profesionit që ushtron, 21-vjeçari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon të ngelet beqar.“Vështirë të gjej kohë dhe të ulem në ndonjë restorant, të drekoj me familjen apo të kem kohë për një person që të ma dojë zemra, sepse jetës private duhet t’i kushtohet shumë rëndësi, veçanërisht mashkulli duhet të kujdeset 100% për femrën që e dashuron. Për momentin atë kohë nuk e kam në dispozicion”, është shprehur futbollisti i njohur Shaqiri në një intervistë dhënë për mediat zvicerane. “Në Mynih ndihem si në shtëpinë time, kam filluar të bëj edhe punën e modelit. Janë pesë gazeta të përditshme, të cilat ndjekin aktivitetin tim në çdo hap dhe sigurisht një numër i madh femrash dëshirojnë të më kenë. Është një interes i lartë për mua, këtë nuk mund ta imagjinoja më parë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment