Noizy: Fitoj shumë nga muzika, nuk ka pushtetar që të më afrohet
Rigels Jaku, i njohur si Noizy në muzikë, përveç deklaratës për 1000 femra në jetën e tij, ka folur dhe për paratë që fiton nga muzika, të martën në “A show” të Adi Krastës në “Vizion Plus”. Reperi, i cili ishte ftuar nga moderatori i njohur për të rrëfyer më shumë detaje nga jeta e tij si këngëtar, që në një periudhë të shkurtër u bë i famshëm, foli për jetën e tij që nga fëmijëria në Londër, vajzën 6-vjeçare nga lidhja e tij me një vajzë më të madhe në moshë, dhe për fitimet që merr nga këngët që krijon vetë dhe koncertet e shumta në Shqipëri e diasporë.
“Unë krijoj dy-tri këngë në ditë dhe jam aq shumë i kërkuar për koncerte, aq sa për sa u përket fitimeve të mia momentale nuk mund të më afrohet asnjë person i rëndësishëm apo pushtetar këtu”, tha Noizy. Ish-boksieri i “streefight” në Londër, tani një 26-vjeçar me famë, nuk e fshehu që po kalon momentet më të mira të tij në muzikë. Ai tregoi se nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej këngëtar në të ardhmen, pasi e kishte imagjinuar veten më shumë si aktor.
“Por”, tha ai, “eksperienca ime mund t’u shërbejë të gjithë atyre që kanë ëndrra në jetë. Unë sa herë vendosja kokën në jastëk, ëndërroja për ditën kur do të bëhesha i famshëm dhe tani më duket sikur po jetoj në realitet ëndrrën time”. Noizy duke plotësuar figurën e tij prej reperi. nuk e ka kompleks të flasë për pasurinë e tij, pasi dihet që fansat e tij janë adoleshentë dhe ata afeksionohen edhe më shumë kur mësojnë prej tij lajme mbi pasurinë apo marrëdhëniet me femrat.
Në site të ndryshme në internet janë komentuar deklarimet e tij të fundit që me paratë që fiton ka arritur të blejë tri shtëpi, katër makina dhe studion e vet muzikore, që sipas tij ka kushtuar 200.000 euro.
No comments:
Post a Comment