Saturday, March 2, 2013
Jonida refuzon prezantimin e “Portokallisë”
Jonida Maliqi prej kohësh është bërë pjesë e “Top Channel”-it si drejtuese e njërës prej skuadrave në emisionin e përjavshëm të Xhemi Shehut, “Dua vendin tim”. Ajo që të gjithë vlerësojnë tek Jonida, përveç pamjes së saj tepër të kuruar dhe stilit të veçantë, është humori dhe buzëqeshjet që e shoqërojnë këngëtaren çdo puntatë. Duket se Jonida e zotëron skenën, po aq sa në këngë, edhe në rolin e prezantueses. Së fundmi ajo është përfolur për dy propozime të reja që i kanë ardhur nga drejtuesit e “Top Channel”-it, të cilët kanë shfaqur dëshirën për ta pasur Jonidën në rolin e moderatores së dy produksioneve të rëndësishme, si “The Voice Kids” dhe “Portokalli”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment