Friday, March 1, 2013

VAJZA 8 VJECE KAPET DUKE I DHENE MAKINES ME 100 KM NE ORE


Një video tronditëse po bën bujë në Rusi, përmes internetit. Bëhet fjalë për një vajzë 8-vjeçare, që i jep një makine Audi me 100 km/h, e nxitur nga i ati, i ulur në sediljen e pasagjerit, teksa e ëma filmon të gjithë skenën. "Ec, ec, shpejto, të paktën deri në 100 km/h, mos ki frikë", i thotë i ati, teksa inkuadrohet edhe kilometrazhi.
Në filmimin e shikuar më shumë se 500 mijë herë në Youtube dhe të transmetuar në thuajse të gjitha televizionet ruse, shihet vogëlushja Karina Mikulcik, e cila drejton mjetin në një rrugë përgjatë St.Peterburgut. Ndërkohë që policia ruse ka hapur një hetim mbi këtë çështje. 

No comments:

Post a Comment