Recreativo Huelva | - | Elche x-x |
INFO
Saturday, March 2, 2013
Noizy: Fitoj shumë nga muzika, nuk ka pushtetar që të më afrohet
Noizy: Fitoj shumë nga muzika, nuk ka pushtetar që të më afrohet
Rigels Jaku, i njohur si Noizy në muzikë, përveç deklaratës për 1000 femra në jetën e tij, ka folur dhe për paratë që fiton nga muzika, të martën në “A show” të Adi Krastës në “Vizion Plus”. Reperi, i cili ishte ftuar nga moderatori i njohur për të rrëfyer më shumë detaje nga jeta e tij si këngëtar, që në një periudhë të shkurtër u bë i famshëm, foli për jetën e tij që nga fëmijëria në Londër, vajzën 6-vjeçare nga lidhja e tij me një vajzë më të madhe në moshë, dhe për fitimet që merr nga këngët që krijon vetë dhe koncertet e shumta në Shqipëri e diasporë.
“Unë krijoj dy-tri këngë në ditë dhe jam aq shumë i kërkuar për koncerte, aq sa për sa u përket fitimeve të mia momentale nuk mund të më afrohet asnjë person i rëndësishëm apo pushtetar këtu”, tha Noizy. Ish-boksieri i “streefight” në Londër, tani një 26-vjeçar me famë, nuk e fshehu që po kalon momentet më të mira të tij në muzikë. Ai tregoi se nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej këngëtar në të ardhmen, pasi e kishte imagjinuar veten më shumë si aktor.
“Por”, tha ai, “eksperienca ime mund t’u shërbejë të gjithë atyre që kanë ëndrra në jetë. Unë sa herë vendosja kokën në jastëk, ëndërroja për ditën kur do të bëhesha i famshëm dhe tani më duket sikur po jetoj në realitet ëndrrën time”. Noizy duke plotësuar figurën e tij prej reperi. nuk e ka kompleks të flasë për pasurinë e tij, pasi dihet që fansat e tij janë adoleshentë dhe ata afeksionohen edhe më shumë kur mësojnë prej tij lajme mbi pasurinë apo marrëdhëniet me femrat.
Në site të ndryshme në internet janë komentuar deklarimet e tij të fundit që me paratë që fiton ka arritur të blejë tri shtëpi, katër makina dhe studion e vet muzikore, që sipas tij ka kushtuar 200.000 euro.
BB6, Marselini e Iliri: Elona ka prirje të kundërta seksuale
Ndërkohë që banorët janë ndarë në dy grupe në dhomat e gjumit, në sallon ndodhet Iliri dhe Marselini, të cilët flasin për Elonën dhe mendimin që kanë krijuar për te. Djemtë mendojnë se Elona është e zhgënjyer nga meshkujt dhe se duhet të ketë pasur zhgënjim shumë të madh në jetë, pasi e shikojnë edhe shumë të distancuar me meshkujt e shtëpisë. “Mund të ketë ndryshuar shije seksuale”, shprehet Marselini. Të dy e mendojnë si të vërtetë faktin që ajo nuk mund të ketë tërheqje për meshkujt. Marselini mendon pozitivisht faktin që ajo kërkon të kthehet në Shqipëri dhe është e vetmja gjë që i pëlqen tek ajo.
Coco u “dhuron” fansave prapanicën e zhveshur
Ajo nuk e ka problem të heq rrobat dhe nuk e humbë asnjë rast për këtë.
Modelja glamuroze Coco e ka publikuar një fotografi në Twitter në të cilën një milion ndjekësit e saj mund të shohin lakuriq pjesën më të bukur të trupit të saj.
Në një fotografi shumë provokuese, ajo paraqitet me një fustan ngjyrë të kaltër i cili ishte i prerë në shumë pjesë duke treguar prapanicën e saj të famshme
Modelja glamuroze Coco e ka publikuar një fotografi në Twitter në të cilën një milion ndjekësit e saj mund të shohin lakuriq pjesën më të bukur të trupit të saj.
Në një fotografi shumë provokuese, ajo paraqitet me një fustan ngjyrë të kaltër i cili ishte i prerë në shumë pjesë duke treguar prapanicën e saj të famshme
Xherdan Shaqiri: I kam prindërit fanatikë, duan nuse shqiptare
Ai është duke jetuar ëndrrën e tij të paimagjinuar ndonjëherë, gati si në film. Që nga klubi futbollistik i Bazelit e deri te Bayerni i Mynihut, Xherdan Shaqiri dita-ditës bëhet akoma më i famshëm. Për momentin ai shihet si një nga meshkujt më seksi në Zvicër e Gjermani, edhe pse gjatësia e tij nuk mund të konsiderohet si ajo e një seks- simboli, por të paktën ka forma të mira trupore. Përkundër profesionit që ushtron, 21-vjeçari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon të ngelet beqar.“Vështirë të gjej kohë dhe të ulem në ndonjë restorant, të drekoj me familjen apo të kem kohë për një person që të ma dojë zemra, sepse jetës private duhet t’i kushtohet shumë rëndësi, veçanërisht mashkulli duhet të kujdeset 100% për femrën që e dashuron. Për momentin atë kohë nuk e kam në dispozicion”, është shprehur futbollisti i njohur Shaqiri në një intervistë dhënë për mediat zvicerane. “Në Mynih ndihem si në shtëpinë time, kam filluar të bëj edhe punën e modelit. Janë pesë gazeta të përditshme, të cilat ndjekin aktivitetin tim në çdo hap dhe sigurisht një numër i madh femrash dëshirojnë të më kenë. Është një interes i lartë për mua, këtë nuk mund ta imagjinoja më parë.
Kohët e fundit po marr shumë numra telefoni përmes kamerierëve kur jam në ndonjë lokal. Pyesin a është ky Xherdan Shaqiri? Prandaj, unë shpesh ndodh që edhe të maskohem për të qenë më i qetë në vendin ku qëndroj”, thekson Xherdani. Më pas, ai thotë: “Prindërit e mi do të ishin shumë të lumtur po të më shihnin të lidhur me një shqiptare.
Subscribe to:
Posts (Atom)